Pas asaj fitore të marrë nga ana e Shqipërisë U-17 në ditën e djeshme ndaj Malit të Zi, ka ardhur edhe një tjetër triumf nga grupmoshat tona. Këtë herë bëhet fjalë për kuqezinjtë U-19, të cilët kanë fituar me rezultatin 3-1 ndaj Polonisë U-19.
Këta futbollistë drejtohen nga ana e Nevil Dedes, ndërsa disa prej këtyre elementeve shihen edhe premtues për të ardhmen. Dopieta do të vinte nga Ernest Muçi, që tregon edhe njëherë se e bën diferencën në këtë grupmoshë. Sulmuesi i Tiranës vazhdon të shënojë me Kombëtaren, pavarësisht se te ekipi i tij nuk ka hapësira.
Novak na ndëshkoi në minutën e 80 në të vetmin moment ku mbrojtja e Shqipërisë gaboi gjithçka. Ndërkohë që ekziston frika për një barazim të rezultatit, erdhi edhe kundërpërgjigja e Shqipërisë. Me një kundërsulm të bukur erdhi edhe kryevepra e Marvin Cunit, që luan me akademinë e Bajernit, pas asistit të bukur të Ibrahimit. Teksa kaloi bukur kundërshtarin nga krahu i majtë, e dërgoi topin në cepin e rrjetës. Tashmë Shqipëria U-U-19 është gati për t’u ndeshur në eliminatoret e Europianit që do të luhen në nëntor. /Sport Ekspres/