Kosova do të përballet në ditën e sotme ndaj Gjibraltarit. Një përballje që do të nisë në orën 18:00, ndërsa është publikuar edhe formacioni zyrtar. Kështu, ka disa mungesa te dardanët që janë marrë si vendime nga trajneri Shaland.
Për të qenë sa më të freskët ndaj Malit të Zi, Rashica dhe Muriqi nuk do të luajnë. Vetëm në një rast të tillë Atdhe Nuhiu mund të gjente hapësira për të luajtur. I kritikuar gjithmonë për mbipeshën dhe vendosur shpeshherë në epiqendër të talljeve mediatike, duke e cilësuar si “Higuaini” i Kosovës, do të jetë nga minuta e parë së bashku me Bernard Berishën në krahë, që është një tjetër ndryshim i teknikut zviceran. /Sport Ekspres/
Kosova: Ujkani, Kololli, Xhemajli, Dresheviq, Hadergjonaj, Voca, V.Berisha, B.Berisha, Muslija, Zhegrova, Nuhiu.