Ylli i Turqisë nuk ka qetësi maksimale, te Milani i ka përgatitur stolin trajneri Stefano Pioli

Padyshim që lojtari më i mirë në kualitete me Turqinë që do të përballemi ditën e nesërme, mbetet Hakan Calhanoglu. Megjithëse në klubin e madh italian po kryqëzohet pikërisht për këtë gjë, se nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme, me Kombëtaren e tij bën shpeshherë diferencën.

Por para ndeshjes me Shqipërinë, ky futbollist nuk mund të jetë i qetë. Kritikave të tifozëve të Milanit i është bashkuar edhe vendimi i Piolit. Calhanoglu do të jetë në stol më teknikun e ri që është zyrtarizuar te kuqezinjtë në ditën e djeshme. Ky është të paktën njoftimi që vjen nga mediat italiane dhe që gjen përkrahjen e tifozëve. /Sport Ekspres/