Një stadium nuk duhet vetëm të ndërtohet, por edhe të mirëmbahet. Megjithëse kjo e fundit nuk duket edhe shumë e rëndësishme në pamje të parë, një shembull vjen nga Kosova.
UEFA ka hequr të drejtën e stadiumit “Adem Jashari” në Kosovë për të zhvilluar ndeshjet europiane dhe të një niveli të lartë. E gjitha kjo pasi arena ishte lënë tërësisht në harresë dhe nuk siguronte kushtetet e duhura për një ndeshje futbolli bazuar në kërkesat e organizmit më të lartë të futbollit.
Kështu, në Kosovë mbetet vetëm një stadium, “Fadil Vokrri”. Të gjitha ndeshjet duhet të luhen aty, megjithëse “Adem Jashari” kishte edhe një kapacitet shumë herë më të lartë, që shkonte deri në 28.000 ulëse. /Sport Ekspres/