Tifogrupi i parë nga Kosova që ka mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë, “Kuqezinjtë e Jakovës”, kanë konfirmuar prezencën e tyre edhe në Turqi. Megjithëse nuk është asgjë e re, pasi ky grupim nuk e ka braktisur kurrë Kombëtaren.
Por këtë herë kjo ka vlerë më të madhe, pasi siç dihet po kalojnë një nga momentet më të vështira në vitet e fundit. Vëllaznimi po degradon në “Ligën e Parë” dhe vetë anëtarët e “KZJ” po mundohen t’i japin një zgjidhjes situatës.
“Sport Ekspres” konfirmon rebelimin e tyre të madh dhe mbi të gjitha një ultimatum për drejtuesit e klubit në Kosovë: “Nuk ka edhe shumë kohë për qetësi”. Pra, me të gjitha mjetet dhe mënyrat, tifozët e Vëllaznimit do i dalin për zot klubit që e kanë mbështetur prej shumë kohësh, pasi nuk mund ta shikojnë në këtë gjendje. /Sport Ekspres/