Mes një tensioni dhe ankthi të madh pritej mbërritja e Crvena Zvezdës në Kosovë. Ekipi i njohur serb ishte planifikuar të luante një ndeshje në territorin e Kosovës ndaj një ekipi të quajtur Trepça, për Kupën e Serbisë.
Nga organizmat më të lartë të futbollit ishte dhënë edhe leja që kjo ndeshje të zhvillohet në territorin shqiptar. Rreth orës 11:00 pritej që skuadra serbe të kalonte territorin. Megjithatë, policia shqiptare në Kosovë me 100 trupa, po i bën pritë Crvena Zvezdës për të mos lejuar kalimin normal të tyre.
Sipas informacioneve të ardhura nga mediat serbe, ndeshja është anulluar dhe nuk do të zhvillohet pikërisht për këtë arsye. Por në minutat në vazhdim pritet të ketë edhe zhvillime të reja. /Sport Ekspres/