VIDEO/ Spektakël nga ish-ët e Superiores! Progni me asistin e vitit, e shënon Bushiç

Në Kosovë janë luajtur në ditën e sotme edhe dy ndeshjet e radhës për javën e 9 të kampionatit. Ekipi i Dritës barazuar në transfertë me rezultatin 1-1 ndaj Drenicës, duke u surprizuar në minutat e fundit. Goli i vetëm për Dritën ka ardhur nga Fortunato, por që nuk ka mjaftuar për t’i dhënë 3 pikët ekipit dhe për ta dërguar në vendin e parë, së bashku me Ballkanin e Munishit që është në kuotën e 20 pikëve.

Vetëm 2 pikë më pak ka Gjilani i Mezanit, po aq sa Drita, duke arritur të mposht 1-0 Dukagjinin. Vërtet është realizuar vetëm një i tillë, por mënyra sesi ka ardhur, ishte për t’u duartrokitur dhe mbajtur mend gjatë. Protagonist ishin 2 ish-lojtarët e Superiores, teksa pas asistimit të sezonit që ka ardhur nga Progni, Bushiç e ka finalizuar aksionin për të tundur rrjetën në fundin e pjesës së parë. /Sport Ekspres/