E rëndë/ Crvena Zvezda niset si për “luftë” në Kosovë, provokon me lidhjet ushtarake

Pas dritës jeshile nga UEFA për ekpet serbe që të luajnë në veri të Kosovësm Crvena Zvezda pritet të luajë përballjen kundër Trepçës serbe, në territor të shtetit kosovar, e cila është e vlefshme për 1/16 e kupës së Serbisë. Por ekipi serb nuk ka ngurruar të provokojë pasi përpara ardhjes në Zveçan kanë vizituar ushtrinë e Serbisë.

Madje në drejtim të klubit nga Beogradi është bërë edhe nderimi nga garda serbe, në një rast krejtësisht të pazakontë. Pak a shumë si të ishte një nisje për luftë dhe jo për ndeshje futbolli. Klubi i Zvezdës nuk fshihet, por tregon kështu hapur edhe marrëdhëniet që ka me ushtrinë. Kampionët në fuqi të kampionatit serb e ka shpërndarë këtë informacion në faqen e saj zyrtare, ku e ka shoqëruar edhe me foto dhe video.

Për të mos u mjaftuar me kaq, Crvena Zvezda nuk lë pa theksuar as emrat e figura të larta të ushtrisë së Serbisë si gjeneralmajori Todoroviç apo komandanti i gardës Stevan Stevanoviç, duke treguar pastër lidhjet që ka me ushtrinë./Sport Ekspres/