Një nga risitë e trajnerit Reja në listën e shpallur për lojtarët e grumbulluar te Shqipëria, sa i përket dy takimeve të radhës, ishte prurja e Taulant Seferit dhe Lindon Selahit. Ky i fundit është pjesë e Twentes dhe luan gjithmonë si titullarë në elitën e futbollit holandez.
Ftesë kjo e cila është pritur kaq shumë nga familja e lojtarit, për të mbërritur në këtë moment, ashtu siç edhe ndodhi. Madje në një rast të veçantë, pasi vëllai i Lindonit, Fatoni, ka festuar edhe datëlindjen e tij: “Nuk ka dhuratë më të bukur”, shkruan në “Facebook”, duke publikuar edhe listën e kuqezinjëve. /Sport Ekspres/