Plas te Partizani/ Menaxheri i Asanit nuk përmbahet: Bravo Lerda! Ke shkatërruar gjithçka

Situata te Partizani ka dalë tërësisht nga kontrolli i trajnerit Lerda dhe arsyetimi i Olsi Ramës me gabimet e arbitrit, nuk mund të jetë i mjaftueshëm. Të kuqtë nuk kanë bindur me lojën e tyre ndaj Teutës që nga fillimi, ndërsa dolën me barazimin 1-1, por kanë luajtur me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta.

Asani ka pasur një tjetër moment konflikti me trajnerin Lerda, duke mos e pëlqyer aspak zëvendësimin pas largimit me karton të kuq te Partizani, që e detyroi trajnerin të bënte një zëvendësim. Me një reagim në “Instagram”, menaxheri i Asanit, Aleksandar Jovkov, ka shpërthyer:

“Franko Lerda, mirënjohës për gjithçka bërë për Asanin për 30-40 minuta gjatë ndeshjes. Ishte një nga liderët që i solli titullin kampion Partizanit, pa ju si trajner. Uroj që ta dish se ke shkatërruar gjithçka që u ndërtua me shpirt dhe zemër. Bravo, punë e mirë”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/