VAR ishte një risi në botën e futbollit, ku në shumë raste ka shpëtuar gabimet fatale të arbitrave. Përdorimi i tij ka shtuar dhe pasigurinë tek vetja të gjyqtarëve, të cilët në dyshimin e parë, shkojnë për të parë teknologjinë.
Një sistem i tillë është bërë një aset i domosdoshëm në botën e futbollit, sepse i jep atë që ka më shumë nevojë, drejtësinë. Megjithatë çdo gjë e mirë e ka një të keqe. VAR është padyshim një nga “thyesit e zemrave të tifozëve”.
Jo në pak raste ka ndodhur që pas një festimi të gjatë të tyre, goli të jetë anulluar nga teknologjia. Lojtarët janë bërë shumë skeptikë, nëse duhet të festojnë njëherë, apo të presin teknologjinë. Ky fakt mesa duket ka qenë në mendjen e lojtarit të Milanit, Frank Kessie, i cili sapo shënoi, festoi dukë bërë me duar katrorin, që është dhe simboli i VAR.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar mediave, dhe ky festim është bërë viral në pak minuta. Duke qenë se në fushë është një nga lojtarët më të dobët të Milanit, Kessie arrin të tërheqë vëmendjen me një festim unik. /Sport Ekspres/