VAR ka ndryshuar shumë sa i përket futbollit të luajtur dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme. Por ajo që ndodhi në përballjen mes Genoas dhe Milanit ishte vërtet një episod i rrallë. Teksa Leao kishte një mundësi të pastër shënimi, Biraschi e ndalon topin me dorë.
Arbitrin e thërrasin për të parë pamjet në VAR dhe atje pamjet ishin edhe më të komplikuara. Në ato imazhe të përsëritura dukej sikur edhe vetë lojtari i Milanit e kishte prekur topin me dorë në të njëjtën kohë.
Shumë kohë u vonua arbitri për të parë në monitor se çfarë ndodhi, duke e zgjatur edhe më shumë dramën. Më pas u vendos për penallti në favor të Milanit dhe ndëshkim me karton të kuq për Biraschin. Kessie nuk do të gabonte nga pika e bardhë, për të dërguar shifrat në 1-2. /Sport Ekspres/
Insólita jugada en Genoa-Milan.
Tocan la pelota con la mano al mismo tiempo delantero y defensor.
Chequeo Var, cobran penal para Milán y roja para el defensor de Genoa… pic.twitter.com/eveCycUo85
— Manuel Carpintero, CFA (@manu_carpintero) October 5, 2019