Derbi mes Tiranës dhe Partizanit ka ditë që është lënë pas, por për tifozët nuk është një ngjarje normale si çdo ndeshje tjetër. Bardheblutë shiheshin më favorit se kurrë për të thyer mallkimin ndaj Partizanit, por sërish humbën me rezultatin 1-2.
Përtej incidenteve që ndodhën dhe vazhduan me reagimet pas takimit, në Shqipëri po përgatiten për t’u zhvilluar java e shtatë e Superiores. Por një tjetër reagim vjen nga “Ultras Guerrils”, që mes thirrjes dhe deklaratës për dashurinë ndaj Partizanit, nuk mund të lënë pa ngacmuar edhe rivalët e tyre të kryeqytetit duke i quajtur si humbës të përjetshëm.
“Prej hapave të parë e deri tani çdo gjë ka buruar nga zemra, pasioni dhe dashuria për këtë klub. Kemi ndërtuar një organizim që në pak vite është kthyer në një fuqi tifozerike e cila është motorri i Partizanit. Kjo fuqi sa vjen e shtohet, rigjenerohet me rini e pasion të vazhdueshëm. Ka lindur nga sakrifica dhe vazhdon me kokën lart në rrugën e lavdisë. Lavdia e Partizanit është lavdia jonë!
Nevoja për protagonizëm është shenjë e fortë kompleksi, dëshira për të sulmuar tregon që plagët e humbjeve janë të hapura dhe djegin fort, ëndrra e sëmure për fitore ju bën humbës të përjetshem, përrrallat me komunista dhe demokratë janë thjeshtë tentativë masturbimi që shpërfaq impotencën tifozerike. “Shfaqjet e huaja” keni filluar t’i bëni në kohën e gabuar”, mbyllet reagimi i “Ultras Guerrlis”. /Sport Ekspres/