Pas asaj humbje turpëruese ndaj Bajernit me rezultatin 2-7 në shtëpi për “Champions League”, trajneri Pochetino ka vendosur në praktikë një tjetër ide. Si gjithmonë jemi mësuar që trajneri gjendet pranë lojtarëve kur ata stërviten.
Sigurisht që në raste të veçanta mund të kemi edhe ndonjë tjetër variant, por Pochetino ka menduar një ide tërësisht të veçantë. Në disa raste të fundit, tekniku i Totenhemit është shkëputur tërësisht nga lojtarët.
I gjendur në një dhomë të diferencuar dhe i vetëm, sheh me kujdes nëpërmjet kamerave në ekran të gjithë mënyrën sesi lojtarët stërviten kur ai nuk gjendet në fushë për t’i udhëhequr. Kjo ka bërë që futbollistët t’i vendosin edhe nofkën: “Big Brother”. /Sport Ekspres/