Tund rrjetën para Shqipërisë, Rei Manaj feston golin me VAR në Spanjë

Rei Manaj ka arritur të zhbllokojë takimin në përballjen mes Alcorcon dhe Albacetes. Një ndeshje që po luhet në transfertë për ekipin e sulmuesit shqiptar, por që avantazhi do të vinte prej tij. Në minutën e 67 të takimit do të vinte edhe realizimi nga pika e bardhë e penalltisë. Një penallti e dhënë me VAR pasi lojtari i Alcorcon kishte prekur topin me dorë në zonë.

Atje Manaj nuk do të gabonte, për të nisur festën pak ditë para grumbullimit me Kombëtaren. Një ndjenjë lehtësie që i jep më tepër motivim këtij futbollisti përpara dy ndeshjeve të rëndësishme që ka Shqipëria për përballjet e tetorit. /Sport Ekspres/