Ashtu siç ndodhi në përballjen ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, e njëjta situatë u përsërit edhe në takimin mes Dudelanges dhe Qarabag. Një dron u ul në stadium për të shkaktuar trazira dhe mbante varur një flamur të Armenisë.
Sigurisht, gjithë konflikti ishte me klubin azerbajxhanas. Droni po kontrollohej në mënyrën më të mirë, madje edhe duke luajtur me nervat e lojtarëve të Qarabag. Disa prej këtyre të fundit u munduan që ta rrëzonin duke goditur me top, po shënjestra e tyre linte shumë për të dëshiruar.
Njeriu që po e drejtonte dronin e uli së tepërmi objektivin për lojtarët azerbajxhanas dhe tifozët që e humbën tërësisht vëmendjen e tyre, duke u përqendruar në mesin e fushës, derisa droni u ngrit menjëherë në ajër.
Por kush e drejtoi dhe ideoi saktësisht? Një grupim i ultrasve e ka marrë përsipër këtë vepër. Bëhet fjalë për grupin e quajtur “First Armenian Front”. Ata kanë zbuluar edhe më tepër në faqen e tyre ku marrin përsipër gjithë autorësin, duke theksuar: “Ky veprim u drejtua nga të rinjtë tanë në Belgjikë. Me këtë akt ne kemi dashur t’u tregojmë njerëzve që ka shumë në Qarabag që nuk i përkasin dhe nuk ndihen si azerbajxhanas”, shkruhet te njoftimi i këtij tifogrupi.
Ndërkohë pas trazira po ndodhte në fushën e lojës, në mënyrë tërësisht spontante, ministri i sporteve të Luksemburgut, Dan Kersch, ka kërkuar falje duke marrë mikrofonin e folësit të stadiumit, duke e quajtur një provokim politik. Sa i përket autorëve të dronit, ata nuk u arrestuan dot nga policia. /Sport Ekspres/