Trazirat nuk kanë fund këtë mbrëmje në “Europa League”. Ndërkohë që të gjithë vëmendjen e ka marrë ai dron me simbolet e Armenisë që fluturoi në përballjen mes Dudelanges dhe Qarabag, për t’u mos harruar është ajo që po ndodh mes Guimares dhe Frankfurt.
Policia portugeze ka ndërhyrë me forcë dhe duke mos u kursyer shumë ndaj tifozëve miq, që kishin një përplasje me mbështetësit e Guimaresh. Por gjermanët kanë pretendimet e tyre se policia portugeze nuk u soll në mënyrën e duhur.
Nëpërmjet një video, tregohet disi se provokimet dhe hedhjet e karrigeve kanë ardhur nga krahu i tifozëve të Guimaresh, madje me këta të fundit që janë afruar edhe në tribunën e miqëve për të nxitur dhunën. Por si përfundim policia ka ndërhyrë me dhunë ndaj lojtarëve miq. /Sport Ekspres/
Beschriebene "Ausschreitungen" im #SGE Block sind mit freundlicher Unterstützung der heimischen Polizei provoziert worden. Die Victoria Fans wurden einfach zum Gästeblock durchgelassen. Deeskalation geht anders… #VSCSGE pic.twitter.com/mPCIYvkGfD
— Sir Tobey (@fail0r) October 3, 2019