Gjithçka ka ndodhur në takimin mes Dudelanges dhe Qarabag. Një surprizë aspak e bukur ishte bërë për miqtë, atje ku një dron me simbolet e Armenisë pushtoi fushën. Konflikti është i ditur nga të gjithë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, aqsa e detyroi Mkhitarian që të mos luante finalen në Baku.
Lojtarët e Qarabag janë munduar që të largojnë dronin duke e goditur me top, por pa ia arritur qëllimit. Fillimisht është braktisur fusha e blertë, duke menduar edhe një shtyrje të mundshme, ndërsa Qarabag po fitonte me rezultatin 0-2.
Por situata është risjellë në kontroll pasi droni është larguar. Tashmë ndeshja ka nisur atje ku u la, për të vazhduar deri në fund. E vetmja mundësi që ndeshja të mos mbyllet, është që të mos shfaqet një tjetër dron. Ndërkohë me nisjen e lojës nuk vonoi shumë edhe goli i tretë i Qarabag me Richard. /Sport Ekspres/
Dudelange v Qarabag suspended as drone carrying Armenian flag hovers over the pitch. Qarabag players trying (and failing) to kick it down pic.twitter.com/REceYDjpr1
— James Dart (@James_Dart) October 3, 2019