Nëse dikush nga ne ka luftë, atëherë kemi të gjithë/ Mcgregor për irlandezët në MMA

Conor Mcgregor padyshim është një nga atletët më të famshëm në botë dhe sigurisht që të gjejë kohë të lirë, është mjaft e vështirë. Megjithatë kur flitet për patriotizëm, irlandezët nuk kanë një të dytë.

Në eventin e kompanisë “Bellator MMA” të zhvilluar në Dublin, në radhën e parë, ishte pikërisht kampioni i dy divizioneve, Conor Mcgregor për të përkrahur shokët e tij Peter Queally, Kiefer Crosbie dhe James Gallagher.

Dashuria që kanë shokët e tij për të është e paimagjinueshme, teksa pas përfundimit të çdo ndeshjeje të gjithë vraponin për ta përqafuar. Kostumi i tij i bardhë u mbush me gjakun e miqve, por kur pasioni është mbi të gjitha, kjo nuk është aspak problem.

Të jesh i lindur në një vend të vogël nuk është justifikim, pasi talenti dhe puna do të vlerësohen gjithmonë. Por mbi të gjitha irlandezët na japin një mësim të mirë, se duhet ta mbështesim njëri tjetrin, sic thotë edhe “The Notorius”: “Nëse një nga ne ka luftë, të gjithe kemi luftë”.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online