Xherdan Shaiqirit po i kthehet në një farë mallkimi situata e fundit që kaloi te Zvicra dhe ajo te Liverpuli. Në ndeshjet e fundit të Kombëtares, sulmuesi me origjinë shqiptare zgjodhi që të mungonte në këto përballje, për të qenë gati me Liverpulin.
Por atje nuk do të shihej më shumë sesa një zëvendësues dhe së fundmi ka pësuar një dëmtim. Asistenti i Jurgen Klop, Pep Lijnders, ka folur në lidhje me këtë çështje: “Dje në fundin e stërvitjes, Shaqiri ndieu një sforcim të muskulit të këmbës. Ai nuk mund të vazhdonte dhe kishte nxjerrë pak muskulin. I duhet pak pushim dhe nuk do të jetë i vështirë”, ka thënë asisteni i Klopit. /Sport Ekspres/