Gentian Mezani me Gjilanin ka arritur të dominojë derbin në Kosovë ndaj Dritës me mënyrën e lojës, por rezultati flet një histori krejtësisht tjetër. Miqtë do të fitonin me rezultatin 0-1, falë golit të Ardian Cuculit.
Ndoshta në të vetmin rast për t’u mbajtur mend nga ana e Dritës, megjithëse mjaftoi për të marrë tre pikët. Heroi i takimit, Ardian Cuculi, u shpreh për “Supersport” se është habitur nga atmosfera që u dhurua në stadium, duke parë se flitet për një qytet të vogël.
“Sinqerisht kam mbetur i çuditur. Nuk e di, por nuk e prisja këtë lloj mbështetje në një qytet kaq të vogël. Kjo më ka kujtuar pak Shkëndija-Vardar, por qyteti këtu është vërtet i vogël dhe pastaj të shohësh këtë lloj mbështetje në tribuna. Kemi arritur të fitojmë me meritë, madje edhe në golin tim, ishte e përgatitur si skemë në stërvitje. Vetëm arrita të shtyj topin në rrjetë”, ka thënë Cuculi.
Nga ana tjetër, Gentian Mezani ka folur hapur sa i përket pakënaqësisë së tij me mënyrën sesi shkoi loja: “Nuk ishte një lojë shumë e mirë nga ana jonë, ndoshta kjo për faktin se shumë lojtarë nga ne nuk e njihnin këtë derbi. Kjo ndikon, por jemi kushtëzuar edhe nga paraqitja e kundërshtarëve dhe arbitrave në 45 minutat e para. Më së shumti kundërshtarët shtriheshin në tokë dhe 10-15 minuta efektive janë luajtur në pjesën e parë. Na mundëm me vetëm një gjuajtje në portë”, ka thënë Mezani. /Sport Ekspres/