Sulmuesit e Shqipërisë duken në një formë të mirë, ndërsa mbeten edhe disa ditë nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet e tetorit. Menjëherë pasi Sokol Cikalleshi realizoi dopietë me Akhisarin në mesditën e sotme, vjen edhe jehona nga lojtari shkodran.
Këtë herë është Bekim Balaj, që arrin të shënojë me Sturm Grazi në Austri. Këta të fundit po fitojnë me rezultatin 3-1 në shtëpi ndaj Admira Wacker. Goli i Balajt erdhi në minutën e 49 të takimit, duke kthyer besimin dhe qetësinë tek vetveteja, pasi po i mungonte realizimi. /Sport Ekspres/