E fundit/ “Sold out” për derbin! Mbarojnë biletat, tifozët do të hyjnë 2 orë përpara

Asgjë nuk del nga parashikimi kur flitet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit, sidomos për këtë sezon. Të kuqtë janë shpallur kampion në vitin që shkoi, ndërsa bardheblutë kanë bërë një nisje të vrullshme këtë herë.

Kombinim më të mirë për mbështetjen e ekipeve kryeqytetase nga ana e tifozëve, sigurisht që nuk mund të kishte. Kjo ka sjellë edhe shitjen e të gjitha biletave. Tirana në faqen zyrtare të “Facebook”, shkruan se ka “Sold out” sa i përket biletave dhe në orën 15:00 ka përfunduar shitja e të gjithave. Sa i përket hyrjes së tifozëve, do të nisë që në orën 17:00, për të shmangur radhët e gjata. /Sport Ekspres/