Pas letrave zyrtare të FFK në drejtim të FIFA-s dhe UEFA-s mbi ndeshjet jo të ligjshme që ekipet serbe zhvillonin në veri të Kosovës, FIFA i kthen përgjigje negative Kosovës, duke i dhënë kështu dritën jeshile Serbisë për të luajtur në territoret veriore të shtetit kosovar. Kjo gjë ka sjellë reagim të menjëhershëm në nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë të totalisht të pakënaqur me këtë vendim.
Një prej tyre është edhe futbollisti i ekipit të Ferizajit, Taulant Dajaku, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale ku parashtron idenë e krijimit të Kupës Marëkombëtare Shqiptare. Sipas tij, ky do të jetë një hap real i bashkimit kombëtar sportiv, si dhe e mendon që në këtë kompeticion të marrin pjesë të gjithë ekipet e trevave shqiptare që sigurojnënjë vend në kupat e Europës.
“Është rasti ideal për të themeluar Kupën Mbarëkombëtare Shqiptare, një kompeticion ku do të merrnin pjesë gjithë ekipet nga trevat shqiptare që fitojnë të drejtën e garimit në kupat e Europës dhe do zhvillohej në çdo fund kampionati. Njëkohësisht do shërbente edhe si një përgatitore e mirë para fillimit t’kupave evropiane. Thelbësorja do ishte se, përveç bashkimit kombëtar real sportiv, do i bënte karrshillëk’ kësaj extra-tolerancës së UEFA-s dhe FIFA-s dhe dy-standardit të sjelljes së tyre krahas ankesave tona mbi invazionin serb mbi territorin tonë!”, ka shkruar Dajaku./Sport Ekspres/