Jorge Masvidal nuk do e pranojë ndonjëherë se është promovues i mirë, por ai e di se ndeshjen e tij me Nate Diaz do e shikojnë të gjithë në “UFC 244” në New York. Përpara ndeshjes së tyre në nëntor për të kurorëzuar titullin më të çuditshëm të parë ndonjëherë të quajtur: “Shk****ata më e keqe në planet”. Ky do të jetë edhe saktësisht emërtimi i titullit që në anglisht quhet “Baddest mother***er in the planet” ose me inicialet që do të vendosen në titull BMF .
Kjo do të jetë ndeshja e vitit dhe më e shikuara gjatë këtij viti duke ia kaluar kështu edhe boksit, ku fituesi do të ketë në brez titullin jozyrtar që kushton 50,000 dollarë. Vlerë kjo që shkon mesatarisht sa gjysma e rrogës së luftëtarëve.
“Do të jenë dy djem të cilët do testojnë shpirtin e njërit tjetrit duke e çuar veten në limite.Të dy kemi qenë pjesë e shumë luftërave, ku kemi qenë në vështirësi, por ia kemi dalë të jemi fitimtarë në fund. E bukura e kësaj ndeshje është se nuk do të kthehet ne një ndeshje mundje sic bëjnë këta kampionë prej kartoni,që e mbajnë ndeshjen në tokë pa dhënë asnjë grusht të vetëm, me qëllimin e vetëm për të fituar ndonjë round” -ka thënë Masvidal.
Edhe pse nuk ka asnjë fjalë të keqe për kundërshtarin e tij Nate Diaz, kjo nuk do e pengojë atë të bëjë të njëjtën gjë që bëri kundër Darren Till dhe Ben Askren sic thotë dhe ai vetë “t’i nxjerr shpirtin nga trupi’’./Sport Ekspres/