Në Zvicër bëhet e madhe/ Shaqiri nuk i hapte as telefonin, reagon edhe Jurgen Klop

Situata e Xherdan Shaqirit te Zvicra shkon më shumë sesa një shirit kapiteni. Për momentin sulmuesi i njohur shqiptar duket kaq shumë larg afrimit me Kombëtaren.

E gjithë situata përqendrohet te marrëdhënia personale mes Shaqirit dhe trajnerit Petkoviç, që tashmë ka marrë një krisje të madhe dhe është e vështirë të ndryshohet. “Blick” ka raportuar të gjithën këtë situatë, atje ku shkruhet se Shaqiri nuk i përgjigjej as telefonatave të ardhura nga ana e Federatës Zvicerane të Futbollit.

“E vështirë të kontaktosh me Shaqirin. Por Petkoviç e ka thyer rezistencën. Të hënën, Petkoviç e ka vizituar Shaqirin pas ndeshjeve që u luajtën kundër Irlandës dhe Gjibraltarit. Gjithsesi, atje nuk pati asnjë marrëveshje. Marrëdhënia mes Petkoviç dhe yllit të Liverpulit është shumë keq. Pas informatave, zbulohet se nuk ka shumë kontakt mes tyre dhe lojtari nuk i përgjigjej në telefon. Federata Zvicerane e Futbollit ka kontaktuar agjencisë konsultuese të Jurgen Klop. Megjithatë Jurgen Klop ka thënë se nuk do të ndërhyjë në këtë çështje, pasi është tërësisht private mes lojtarit dhe trajnerit të Zvicrës”, shkruhet nga Blick. /Sport Ekspres/