Klubi i Prishtinës largoi trajnerin shqiptar Mirel Josa nga kreu i pankinës pak kohë me parë dhe postin e tij e mban tashmë një figurë e njohur për Kombëtaren e Shqipërisë, Armend Dallku. Megjithëse ky ndryshim po sjell fryte në pjesën e rezultateve, në aspektin financiar pritet të sjellë kosto të shtuara për ekipin nga kryeqyteti i Kosovës.
Sipas asaj që raporton “IndeksiOnline”, Josa ka vendosur të kërkojë paratë e mbetura nga klubi, kjo pasi trajneri është shkarkuar nga detyra dhe nuk ka qenë vendimi i tij për të lënëdrejtimin e Prishtinës. Trajneri mësohet të ketë qendruar në Kosovë javën e shkuar, ku është takuar me zyrtarët e bardhekaltërve në mënyrë që t’i japin një zgjidhje kësaj çështje. Kështu,krerët e Prishtinës duhet t’i paguajnë teknikut shqiptar rreth 48000 euro, të cilat Josa do i siguronte gjatë vitit të mbetur të kontratës.
Mirel Josa qendroi vetëm dy vite në rolin e trajnerit te Prishtina, duke kërkuar tashmë dëmshpërblimin e klubit për prishjen e parakohshme të kontratës 3 vjeçare, të cilën e kishe firmosur në moment kur pranoi detyrën e re. /Sport Ekspres/