E bujshme/ Shkëndija e Tetovës kontakton Panuçin, ja se në cilën fazë gjenden bisedimet

Shkëndija e Tetovës ka kërkuar që të marrë ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi, për të zëvendësuar Qatip Osmanin. Ky i fundit u largua për mungesë të rezultateve, ndërsa në mënyrë provizore, drejtimin e ekipit e ka marrë Selimi.

Ekipi shqiptar në Tetovë ka provuar edhe legjendën e futbollit Italian, për të marrë rolin e trajnerit. Ky është lajmi që raporton “Sportmedia.mk”, atje ku thuhet se përgjigja e trajnerit Italian nuk ka qenë negative.

Përkundrazi, i është lënë shumë rrugë edhe një mundësie të tillë. Megjithatë duhet të theksohet fakti se lidhja mes menaxherëve ndërmjetësues ishte shumë e dobët. Panuçi kërkon kohë pasi dëshiron të mbyll shanset e tij për të marrë ekipin e Arisit, që do të zgjidhen këto ditë, për të kaluar më pas edhe te oferta e Shkëndijës. /Sport Ekspres/