Në Kosovë janë luajtur edhe tre ndeshje të tjera që sapo kanë përfunduar, për javën e gjashtë të “Ipko Superliga”. Kështu, për t’u theksuar është fitorja 0-1 e Drenicës në transfertë kundër Ferizaj.
Në ekipin ku ndodhet edhe Antonio Marku, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, që nuk ka qenë i gatshëm për këtë takim. Tashmë Drenica ka përmirësuar disa pozicione dhe ndodhet në vendin e 6, para Prishtinës. Shumë gola kanë prodhuar dy takimet e tjera, atje ku Llapi fitoi me rezultatin 1-5 ndaj Flamurtarit, ndërsa Ballkani ia doli në shtëpi me shifrat 5-2 ndaj Vushtrisë. Ndeshje këto që kanë dhuruar shumë gola, 14 të tilla, megjithëse ishin vetëm tre përballje. /Sport Ekspres/