Prishtina akuzon ekipin e drejtuar nga Mezani: Thyhen pankinën pasi pësuan golin e fundit!

Takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit në kampinatin kosovar u mbyll me rezultatin 2-1, ku goli i fitores për vendasit erdhi në minutën e fundit. Kështu Armend Dallku e ka nisur me “këmën e djathtë” detyrën e tij si trajner, duke mundur ekipin që drejtohet nga Mezani, të cilët kanë pasur një formë mjaft të mirë këtë fillim sezoni.

Por pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Prishtinës ka akuzuar kundërshtarët për thyerje të pankinës ku qendronin stafi dhe rezervat e Gjilanit. Lajmin e bën të ditur “Korneri.net”, të cilët raportojnë gjithashtu se kryeqytetasit kanë njoftuar menjëherë delegatin e ndeshjes.

Ky i fundit ka fotografuar gjithçka dhe raportin e tij do e dorëzojë në FFK. Goditjet thuhet se janë marrë pas pësimit të golit në minutën e 94-t të takimit, megjithatë ekipi i Gjilanit mohon të ketë të bëjë me këtë ngjarje. Vendimi përfundimtar i takon FFK-së, ku në rast se Gjilani do të shpallet përgjegjës, atëherë do të duhet të shlyejë dënimit brenda afatit të caktuar, pasi në të kundërt nuk mund të zhvillojë takimin e radhës. /Sport Ekspres/