Goli me prapanicë që pa Olainkën si protagonist, Sparta e Pragës e kishte kthyer mënyrë realizimi

 

Një episod shumë qesharak ka ardhur në derbin e djeshëm, atje ku Slavia e Pragës ka fituar me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Spartës së Pragës. Goli i dytë do të gjente si protagonist edhe ish-futbollistin që ka luajtur në Superiore, Olainka.

Ky i fundit goditi fort topin, që ka kapur lojtarin kundërshtar Michal Sacek në prapanicë, për të përfunduar në rrjetë. “Unë nuk e dija se ku ishte topi. Isha i shtrirë në tokë dhe goditi prapanicën time, çfarë të them tjetër”, ka thënë Sacek.

Por në fakt nuk është hera e parë që te Sparta e Pragës vijnë këto mënyra realizimi, megjithëse në dy raste të tjera ishte shënuar në portën e duhur. Ish-sulmuesi i njohur i Spartës së Pragës, David Lafata e realizoi pikërisht në këtë mënyrë golin e tij para 4 vitesh ndaj Duklas, megjithëse nuk ishte e qëllimtë.

Një realizim tipik i kësaj mënyrë, ka ardhur pikërisht nga të rinjtë e Spartës B, me David Hovorka që ka turpëruar kundërshtarët: “Në atë moment, nuk e dija sesa ta godisja topin dhe vendosa ta gjuaja me prapanicë”, do të shprehej Hovorka. /Sport Ekspres/