Sokol Cikalleshi është shndërruar pas atyre dy golave me Kombëtaren ndaj Francës dhe Islandës. Nëse më parë nuk grumbullohej me Akhisasporin, tani shënon golin e dytë rradhazi.
Ekipi turk ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Hatayspor, ndërsa goli i fundit erdhi nga sulmuesi i Kombëtares. Festim legjitim nga ky futbollist, që duket i gatshëm për të dhënë kontribut edhe në ndeshjet e tetorit te Shqipëria. /Sport Ekspres/