Mbyllet java e pestë, ky është formacioni më i mirë i Kategorisë Superiore

Java e pestë e Superiores ka mbyllur siparin e saj, duke dhuruar gola dhe shumë spektakël. “Sport Ekspres” ka përgatitur edhe formacionin më të mirë, që e gjeni më poshtë.

Kur bëhet fjalë për portën, nëse Luftëtari ka dalë me një pikë nga transferta e Shkodrës, padyshim që e gjitha merita i takon portierit Paiteris me ndërhyrjet e tij. Sa i përket qendrës së mbrojtjes, në nivel mbi mesatar kanë qenë Pjeshka dhe Malota. Në krahun e saj një dallim më të madh e ka bërë Lorenc Trashi me Kitanovskin.

Për të vazhduar me mesfushën, ku kemi dy lojtarë golashënues si N’tepe dhe Teko. Të dy këta futbollistë arritën t’i jepnin ritëm edhe aksioneve sulmuese në ekipet e tyre. Në krahun e sulmit padyshim që nuk mund të mungonte Qaradaku.

Futbollisti i Bylisit ishte një problem konstant për mbrojtjen e Partizanit. Nga krahu tjetër nuk mund të mungonte edhe dyshja Abazaj-Gavazaj, që nëse funksionojnë së bashku, atëherë mund të thyhet edhe një ekip si Tirana, që nuk e kishte provuar shijen e humbjes. Sa i përket majës së sulmit, Nabueze ka bërë gjithçka mirë ndaj Flamurtarit, megjithëse nuk mjaftoi për të dhënë fitoren e kërkuar. /Sport Ekspres/