Konferenca e jashtëzakonshme te Prishtina, rolin e trajnerit e merr Armend Dallku

Një konferencë e jashtëzakonshme është mbajtur te Prishtina, që ka ndërruar menjëherë trajnerin. Vetëm pak ditë pasi Bylbyl Sokoli mori drejtimin, pas shkarkimit të Mirel Josës, është mbajtur edhe një konferencë e jashtëzakonshme te Prishtina.

Aty është njoftuar se Sokoli është larguar për arsye shëndetësore dhe nuk do të drejtojë më kryeqytetasit. Pritet që trajner të jetë futbollisti që ka luajtur më parë me Kombëtaren e Shqipërisë, Armend Dallku. Ky i fundit e njeh më së miri strukturën e klubit dhe pritet të rikthejë qetësinë e munguar në këtë nisje të sezonit, ndërsa kohët e fundit kishte marrë rolin e analistit dhe komentatorit në televizion. /Sport Ekspres/