Shqipëria tjetër/ Ballistët për trajnerin Osmani: Ushqen familjen me profesionin, nuk të përbuzim

Në shumë raste jemi mësuar që tifozët të dalin kundër ekipit dhe stafit në Shqipëri. Por ajo që na vjen nga skuadra shqiptare në Maqedoni, Shkëndija e Tetovës, është një shembull i rrallë.

Ish-trajneri i tyre me të cilin u arrit historia, Qatip Osmani, firmosi menjëherë me Shkupin pa kaluar shumë ditë nga largimi te Shkëndija. Pavarësisht se janë rivalë në kampionat, tifogrupi “Ballistët” ka bërë një dedikim të mrekullueshëm në “Facebook”.

Nëpërmjet tij, Osmanit i bëhet e qartë se nuk nuk do të përbuzet në sajë të sukseseve që ka arritur dhe që gjithmonë do të duartrokitet në Tetovë, pasi në fund të fundit, është një njeri i thjeshtë, që ka një familje për të ushqyer. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë
“Në Tetovë do të duartrokitesh sa herë të jesh para nesh!
Asnjë nuk mund ti përbuzë e harrojë sukseset dhe emocionet të cilat i përjetuam së bashku!
Por edhe të gjithë ne e dijmë se ti ke një profesion me të cilin mbi të gjitha ushqen një familje!
Qato, ti je përgjithmonë kuqezi e thellë në zemër një BALLIST si ne!
Të urojmë suksese tani më në avantura, sepse titujt dhe kampioni do të mbeten këtu në Tetovë!
FORCA SHKËNDIJA