Teuta është një prej skuadrave që e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin deri tani, megjithëse nuk arriti të fitonte ndaj Vllaznisë së fundmi, duke e mbyllur në barazim pa gola pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë.
Ndeshja e radhës do të luhet ndaj Skënderbeut në transfertë. Në konferencën për shtyp, trajneri Bledi Shkëmbi ka theksuar faktin se korçarët nuk janë në kohën e lavdishme, por gjithsesi do të jetë një ndeshje e vështirë.
“Qëllimi është për të fituar ndeshjen. Kjo nuk ndodh vetëm për takimin e nesërm, por ne gjithmonë tentojmë që të fitojmë. Në këtë mënyrë jemi paraqitur edhe sezonin e shkuar, pavarësisht asaj që arrihej në fushë. Skënderbeu nuk është ai i lavdishmi, por është një ekip shumë i fortë. Në Kupë i kemi dhënë mundësinë dhe minutat disa lojtarëve të rinjë”, ka thënë Shkëmbi. /Sport Ekspres/