Historitë që na vijnë nga futbolli europian dhe që janë të çuditshme nuk kanë të përfunduar, por ajo që vjen nga ana e Frankfurtit është unike.
Flitet për mbrojtësin e këtij ekipi të njohur gjerman, Danny Da Costa. Një proces gjyqësor është caktuar për t’u zhvilluar më datën 27 shtator mes këtij lojtari dhe mamasë së Da Costas. Arsyeja? Mamaja refuzon që t’i japë 6 fanellat në kohën që mbrojtësi luante me të rinjtë e Bayern Leverkusenit. Kjo histori është tërësisht e vërtetë pavarësisht tejkalimit të imagjinatës, ndërsa mesa duket këto fanella kanë shumë vlerë për këtë lojtar, pasi kjo çështje ka mbërritur deri në këtë pikë. /Sport Ekspres/