Të njëjtin diskutim që shumë herë e kemi dëgjuar në Shqipëri sa i përket skemës që praktikon trajneri Reja te Kombëtarja, po vazhdon edhe në Itali. Këtë herë flitet për paraqitjet në “Champions League” të Interit dhe Atalantës.
Të dyja këto ekipe që kanë përdorur skemën me 3 qendërmbrojtsa, kanë dështuar në misionin e tyre. Interi do të barazonte me rezultatin 1-1 ndaj Spartës së Pragës, ndërsa Atalanta humbi me shifrat 4-0 në transfertë ndaj Dinamos së Zagrebit.
“Calciomercato” ia hedh të gjithë fajin e dështimit pikërisht kësaj skeme, se nuk mund të shpallë fitues në një kompeticion të një kalibri si “Champions League”. Megjithëse Conte e kishte thënë para ndeshjes hapur: “Këto janë diskutime që i dëgjoj vetëm në Itali. Nuk ka rëndësi mënyra sesi paraqitesh kundërshtarit në fushë, por mënyra sesi e interpreton atë dhe intesitetin që ka brenda saj”, do të shprehej Conte. /Sport Ekspres/