Padyshim që në Francë e adhurojnë më shumë se të gjithë VAR-in deri tani në këtë mbrëmje për ndeshjet e “Champions League”. PSG është duke kryesuar në shifrat 2-0 ndaj Realit të Madridit, falë dy golave të Di Maria.
Por një kryevepër do të vinte nga ana e Gareth Bale, që me një kordinim fantastik arriti të mposhte portierin e PSG-së, që e kishte lënë disi zonën e tij. Në momentin që nisi edhe festimi, uellsiani duhej të priste kontrollimin e VAR-it.
Atje u vendos edhe anulimi i golit, për një top të prekur më dorë përpara se të goditej drejt portës. Trishtim në krahun e spanjollëve, por francezët janë të dashuruar me këtë risi. /Sport Ekspres/
Stunning, Bale. Stunning https://t.co/UgaKO6GqDq
— Richard Taylor (@RichLido) September 18, 2019