Mezani vazhdon të korr suksese në Kosovë me ekipin e Gjilanit. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 1-0 ndaj Ballkanit falë golit të Prognit.
Gëzim i madh te futbollistët e Gjilanit, pasi mbi të gjitha nuk duhet harruar edhe zemërgjerësia e këtij lojtari, për të qerasur gjithë ekipin me pije pasi realizon apo shënon në një gol. Vetëm se këtë herë do të jetë pjesëmarrës edhe afrimi i ri, Franc Veliu.
Nga ana tjetër Llapi dhe Drita kanë barazuar në shifrat 2-2, ndërsa Prishtina gjeti fitoren pas shumë kohësh ndaj Trepçës 89’ në transfertë me rezultatin 0-1. Aktualisht është Gjilani i Mezanit që mban vendin e parë duke kryesuar me dy pikë më shumë se Drita. /Sport Ekspres/