Lukaku ka refuzuar të japë autograf për një tifoz që ka kërkuar me ngulm një firmë nga ana e sulmuesit të Interit. Por menjëherë ka ardhur edhe refuzimi i këtij futbollisti.
Arsyeja ishte se tifozi kishte afruar një kanaçe birre dhe e kërkonte pikërisht atje firmën e autografit. Ndërkohë Lukakut nuk ia lejon feja një gjë të tillë, pasi është myslyman dhe nuk mund të prekte një kanaçe birre. Të gjithën këtë situatë e ka kaluar me një buzëqeshje, megjithëse nuk është realizuar edhe dëshira e tifozit. /Sport Ekspres/