Menjëherë pas ndeshjes së djeshme mes Napolit dhe Liverpulit, gazetarët kanë pyetur Van Dijk në lidhje me të ardhmen e tij. Shumë është përfolur në media për një rinovim me klubin anglez, por edhe për kushtet financiare më të mira që pretendon ky mbrojtës.
Gjithsesi Van Dijk ka zgjedhur ta anashkalojë këtë pjesë dhe nuk ka premtuar se do të hedh një tjetër firmë në kontratë për të vazhduar me Liverpulin, duke theksuar se nuk e shqetëson një çështje e tillë dhe se do të presë se çfarë i rezervon e ardhmja.
Këtu futet në lojë edhe Barcelona me Realin e Madridit, dy ekipet që janë gati të japin oferta të çmendura vetëm për të marrë shërbimet e këtij lojtari. /Sport Ekspres/