“Adriannn”, ishte kjo ulërima e Jurgen Klop në finalen e shkuar të “Champions League”, ndërsa Liverpuli do të fitonte këtë trofe edhe falë ndihmës së madhe të portierit Adrian. Një dedikim triumfi që trajneri gjerman e bëri në mënyrë identike si te filmi “Rocky Balboa”.
Portieri i anglezëve e ka shfrenuar edhe imagjinatën me një pritje për notën “10”, në përballjen e sotme ndaj Napolit. Megjithëse ishte thuajse i rënë në tokë dhe me lojtarin kundërshtar vetëm 3 metra larg tij, arrin që të dërgojë topin mbi traversë, për të hequr golin e sigurt nga rrjeta.
Por pavarësisht kësaj, Liverpuli e ka humbur këtë përballje, pasi Mertens do të shënonte nga pika e bardhë dhe Lorente do të mbyllte shifrat në 2-0 gjatë minutave shtesë. /Sport Ekspres/