Policia italiane ka vendosur në pranga disa prej liderve në tifogrupin ultras te Juventusit, që e shpërdoronin postin e tyre në këtë grupim, për të përfituar para. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Torinos, bëhej fjalë për pastrim parash, një grupim kriminal dhe shantazhe.
Më saktësisht këta persona shpërndanin në mënyrë të palejuar biletat për hyrjen në stadium dhe gjakrat u ndezën kur klubi i mohoi këto privilegje. Tashmë një vendim i ri që do të krijojë shumë zhurmë vjen nga Italia, atje ku tifozët janë vendosur kundër ekipit, për të liruar personat e arrestuar.
Madje do të shkohet deri në braktisjen e skuadrës, pasi sipas raportimeve asnjë pjesëtar i “Curva Sud” që përfaqëson edhe tifogrupin e bardhezinjve, nuk do e ndjek skuadrën ndaj Atletico Madridit. Ajo që pritet është se bojkoti do të vazhdojë edhe në kampionat, derisa situatës t’i jepet zgjidhje. /Sport Ekspres/