Tashmë është marrë vendimi se ku do të luhet përballja mes Kukësit dhe Tiranës. Flitet për kryendeshjen e javës së pestë në Kategorinë Superiore, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky vendim ka ardhur pasi në stadiumin e Kamzës janë duke vazhduar ende punimet, për të rritur standartet e tij. Gjithashtu një tjetër ndryshim do të jetë se përballja mes këtyre dy ekipeve do të luhet në orën 19:00, për shkakun e temperaturave të larta. Një takim që do të dhurojë spektakël, ndërsa bardheblutë do të provojnë forcën e tyre ndaj skuadrës së Kukësit, që ka pretendimet e saj për të fituar titullin në Superiore. /Sport Ekspres/