Tjetër vendim i papritur nga Migjen Basha, largohet nga Greqia dhe shkon në kontinetin e largët

Pak kohë pasi Migjen Basha shpalli “pensionimin” nga Kombëtarja, të tjera lajme vijnë nga mesfushori  shqiptar. Në Greqi skuadra e Aris duket se e ka nxjerr nga planet Bashën. Mesfushori 32 vjeçari nuk është grumbulluar në ekip në tre ndeshjet e para të sezonit të ri.

Ndryshe nga sezoni që lamë pas ku Basha ishte titullar dhe i preferuari i mesfushës greke, ky vit nuk do të jetë i njejti. Largimi i Mërgim Mavraj nga Aris pritet të pasohet dhe nga Basha, i cili ngeli pas gjatë “transfertës shqiptare”. Në Greqi ka nisur të përflitet për një aventurë të re për mesfushorin.

Jo larg vetëm përtej shtetit grek, por përtej kontinentit. Australia pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i Migjen Bashës për vazhdimin e karrierës futbollistike. Sipas “Gazzeta.gr” mesfushori shqiptar ka gati valixhet për në kontinentin e largët, por pa bërë publik emrin e skuadrës. Mungesa e hapsirave tek Aris sigurisht që nuk do t’i lërë zgjidhje tjetër Bashës. Megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtat, kujtojmë se Besart Berisha ishte një nga lojtarët shqiptar që ka luajtur në ligën e parë austrialiane. /Sport Ekspres/