Lushnja e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin në Kategorinë e Parë, atje ku ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Shënkollit. Një rezultat ky që rrit entuziazmin e tifozëve, të cilët kërkojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Tashmë ekipi ka një tjetër kartë të fortë për të fituar dashurinë e mbështetësve të tyre, pasi takimi i radhës do të jetë derbi i Myzeqesë ndaj Apolonisë. Tifogrupi “Delegatët” kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe pritet që të jetë një numër i lartë i të pranishmëve në stadium.
Megjithatë ky takim nuk do të luhet në “Loni Papuçiu”, që është në fazën e punimeve, por do të zhvillohet në Ballsh. Këtë herë tifozët e Lushnjes kërkojnë një fitore bindëse ndaj një kundërshtari të fortë, për të provuar se ekipi është gati për suksesin në këtë kampionat. /Sport Ekspres/