“Arena Kombëtare” është gati për të mirëpritur tifozët. Sipas të gjitha gjasave, ndeshjet e nëntorit do të kryen pikërisht në këtë impiant sa i përket Kombëtares së Shqipërisë. Megjithëse pritet edhe ndryshimi i emrit të këtij stadiumi nga firma që do të marrë mirëmbajtjen, do të ketë 21.777 ulëse për të pritur tifozët.
Pra një stadium i madh dhe që mund të mirëpres tifozët shqiptarë nga të gjitha trevat, për ta stërmbushur në ndeshjet e kuqezinjve. Një ngushtim i vogël që e uli disi kapacitetin, erdhi për të pasur sa më tepër hapësirë mes ulseve. Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se tribunat do të jenë të mbuluara për t’u mbrojtur nga dielli dhe shiu.
“FAX News” ka zhvilluar një intervistë me përfaqësuesin e FSHF-së, Arben Dervishin, i cili shprehet kështu:
A do të jetë stadium gati për ndeshjen me Francën?
Dervishi: Është plotësisht e mundshme që ndeshjet me Francën dhe me Andorën të luhen në këtë stadium
Pse u shty inagurimi, pasi presidenti Duka tha se inagurimi do të bëhej në Qershor dhe më tej një datë tjetër që ishte shtatori
Dervishi: Ka pasur disa punime, stadiumi tashmë është gati
A është zbatuar projekti që u paraqit në fillim?
Dervishi: Po, vështirësia më e madhe ka qenë harmonizimi i stadiumit me shërbimet e tjera, pa i prishur punë njëra-tjetrës
Punimet po mbikqyren nga UEFA?
Dervishi: UEFA a bërë gjithnjë kontrollet e veta, po dhe ne e kemi informuar mbi të gjithë ecurinë, Kontrolli i fundit do të bëhet në fundin e shtatorit, dhe inagurimi mund të kryhet në fillim të muajin Nëntor. Brenda ditës së enjte do të jetë përfunduar dhe fusha, pasi ambientet e tjera kërkojnë vetëm ndërhyrje të vogla.
Sa është kostoja e deritanishme e stadiumit?
Dervishi: Ne nuk jemi interesuar shumë për koston, pasi formula ka qenë e tillë, ne i kemi dhënë 10 milionë euro koncensionarit, dhe pjesa tjetër do të paguhet nga ana e kompanisë. Derimë tani fusha ka pasur një kosto prej 70 milionë eurosh, po që mbulohet nga pjesa e vlerës së tokës që FSHF i ka dhënë kompanisë.
Kjo ndërmarrje do të nxjerrë të ardhura, që nga menaxhimi, dhe deri te donatori i emrit. Ky i fundit do të ketë detyrimin që të mirëmbajë stadiumin, për shkak se shteti nuk ka dhënë asnjë para për këtë. Ka 2 3 kompani në fushën e naftës dhe të telekomunikacionit që kanë qenë të interesuara për ti vënë emrin stadiumit, dhe shifra fillestare që ata do të duhet të japin është 600 mijë euro. Emrin e japim se duam që të krijojmë të ardhura.
Të gjitha tribunat do të jenë të mbrojtura nga dielli dhe nga shiu, jemi kujdesur që streha të jetë 4 metra.
Në tribunën VIP do të ketë 1400 vende, ka pasur debate, se është kërkuar që të ishte dhe më e madhe, po duhet thënë se dhe në tribunat e tjera kushtet janë shumë të mira.
Kapaciteti i spektatorëve është 21 777, u zvogëlua diçka pasi rritëm pak distancën mes spektatorëve. Ne bëmë një lloj kompromisi, që nuk mund të distancojmë 50 metra tribune e tifozëve, pasi kjo do të ishte shumë e largët nga fusha. Ka dy stadiume në dispozicion të Federatës së Atletikës, që janë ai i Shkodrës dhe ai i Elbasanit”, tha Dervishi.