E veçantë është ajo që ndodh në Superiore me ekipin e Bylisit, në këto 4 javët e para të kampionatit. Golashënuesi i kësaj skuadre që po surprizon me rezultatet është marra, është portieri Isli Hidi.
Pikërisht ato dy realizime të ardhura me penallti ndaj kundërshtarëve pretendent për titull kampion si Skënderbeu dhe Kukësi. Isli Hidi ka një lidhje të ngushtë miqësie edhe me mbrojtësin e Tiranës, Tefik Osmanin, ndërsa nuk ngurroj që ta ngacmojë me një batutë për “Zona Gol”: “Kisha diçka me kolegun tim Osmani. Deri tani ia kam kaluar me gola dhe shpresoj se deri në fund do t’ia kaloj”.
Nëse bëhet fjalë për batuta, atëherë nuk mund të qendrojë pas edhe mbrojtësi i njohur, me përgjigjen që e jep nga rrjetet sociale: “E kishim lënë që penalltitë nuk quhen. Ti ke futur rregullin e ri që me dy gola e merr topin në shtëpi”, shkruan Osmani. /Sport Ekspres/