Isli Hidi është golashënuesi i Bylisit në këto 4 ndeshje të para të Superiores. Me 2 gola të shënuara, madje ndaj kundërshtarëve si Kukësi dhe Skënderbeu.
Në një intervistë për “Zona Gol”, Hidi ka folur edhe sa i përket kësaj pjese të veçantë. Kur kemi të bëjmë me hipotezën nëse do të humbet një penallti, që sa do të rrezikohet për të pësuar prapa pa portier, përgjigja është e thjeshtë: “Lojtarët e tjerë janë gati aty për faull”.
“Këto janë golat e mi të parë. E kisha si peng që të shënoja para se të mbyllja. Po mbaj edhe dorezat me vete, për të gjithë skeptikët që menduan se Hidi e kishte mbyllur. Raste të rralla janë që portieri të humb penallti dhe të shënohet nga ana tjetër. Kjo pasi janë shumë metra të shpenzuara dhe e mbyllin edhe lojtarët me ndonjë faull taktik. Është vendimi i trajnerit që të më lërë 11-metërsh. Unë do të isha te Teuta, por ata vendosën për largimin tim”, ka thënë Hidi. /Sport Ekspres/